Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Incidenti i pazakontë, ketri lë mbi 10 mijë familje pa energji elektrike

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 14:15 | Lifestyle
Incidenti i pazakontë, ketri lë mbi 10 mijë familje pa energji

Një ketër i vogël është bërë shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike për më shumë se 10 mijë familje në Virginia Beach.

Ngjarja e pazakontë sipas Bonita Harris, zëdhënëse e Dominion Energy, e cila siguron energji elektrike në Virxhinia dhe shtete të tjera, ka ndodhur për shkak se ketri është futur brenda kabinës elektrike duke shkëputur një pjesë të mirë të fijeve përcjellëse.

Ajo dëshmon se pavarësisht se përreth kabinave ka rrjeta mbrojtëse për të mos lënë kafshët e egra të hyjnë, ato sërish ia dalin mbanë.

Harris shtoi se fatkeqësisht ketri ngordhi pas incidentit për shkak të goditjes së rrymës elektrike. Pas shumë orëve në errësirë, banorët e Virginia Beach mundën t’i rikthehen normalitetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani