Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri”, Rama: E neveritshme

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 12:48 | Kronikë
“Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri”,

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e mediave meksikane, se Karteli i Sinaloas, më famëkeqi ndër kartelet meksikane të drogës, pastron paratë në Shqipëri. Kryeministri tha se artikulli nuk ka asnjë bazë dhe lidhjet për të cilat fliten aty janë krejtësisht të pavërteta.

“E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesi deri në darkë, pa e pyetur fare. Dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë, me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë. Dhe një nga kartelet më të mëdha të botës i pastron paratë në Shqipëri. Nuk e di sesi bëhen këto...”, tha Rama gjatë bashkëbisedimin online me gazetarët dhe qytetarët këtë të shtunë.

https://a2news.com/2022/09/15/mediat-meksikane-karteli-i-sinaloas-pastron-parate-ne-shqiperi/

“Zoti iu pastë në kujdes të gjithëve ju që merreni me këtë sport. Është e dhimbshme dhe e neveritshme. Por unë jam krejt i pafuqishëm për të bërë gjë, përveç se ta vë fuqinë time në dispozicion të të vërtetave dhe fakteve. Nuk njoh ndonjë kartel nuk kam lidhje me aktivitet ilegal. Unë nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe jashtënxjerrë më shumë, por jetoj për ca arsye të tjera që nuk ka mbase asnjë mundësi që t’ua shpjegoj. U kam lënë zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula”.

Dy gazeta meksikane, të cilat citonin burime nga autoritetet federale të vendit të tyre, shkruanin disa ditë më parë se vetë kreu i kartelit, Ismael Mayo Zambada, ka ngritur aleanca me mafien shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, prona të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit në bregdet.

https://a2news.com/2022/09/16/kush-eshte-njeriu-qe-trashegoi-mbreterine-e-droges-nga-el-chapo/

A2 CNN Livestream

Dita jonë