“Lëri rusët e Lulit, por shih rusët e tu”, Rama: Shefi kundër terrorit në FBI është miku im, por le të flasë drejtësia

Publikuar më: 17/9/2022, ora 11:49

“Lëri rusët e Lulit, por shih rusët e tu”, Rama: Shefi kundër terrorit në FBI është miku im, por le të flasë drejtësia

Publikuar më: 17/9/2022, ora 11:49

Një ish-agjent i nivelit të lartë në FBI është vënë nën hetim nga prokurorët federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Në një artikull të Businessinsider përmendet edhe emri i Kryeministrit Edi Rama. Për këtë gjë, Rama është pyetur në konferencën e kësaj të shtune.

Kryeministri është shprehur se shefi kundër terrorit në FBI është mik i tij, por Rama thekson se çështja nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

“Shefi kundër terrorit në FBI, ka qenë dhe është miku im, por nëse ai ka një çështje të tijën në SHBA me drjejtësinë është çështja e tij. Lini drejtësinë atje të flasë. Akuzat nuk mund të bëhen në këtë farë feje. Është e tmerrshme për këtë popull me këto akuza. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”, tha Rama.