Levante nuk besoi tek ai, Sadiku i shënon gol

Publikuar më: 17/9/2022, ora 13:20

Levante nuk besoi tek ai, Sadiku i shënon gol

Publikuar më: 17/9/2022, ora 13:20

Armando Sadiku realizoi golin e fitores të skuadrës së tij, Cartagena, në fitoren e arritur në fushën e Levantes në Ligën e dytë spanjolle. Për 31-vjeçarin kjo është një lloj hakmarrje, për besimin e pakët që Levante kishte te ai, në sezonin 2017-2018. Edhe pse ajo skuadër e transferoi e para në Spanjë, hapësirat ishin të pakta dhe sulmuesi u aktivizua vetëm në gjashtë ndeshje zyrtare. Kjo ishte rrjeta e dytë sezonale e Sadikut.