Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sulmet kibernetike, Rama: Synohej shkatërrimi total i sistemit, zhdukja e të dhënave

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 11:12 | Politikë
Sulmet kibernetike, Rama: Synohej shkatërrimi total i sistemit, zhdukja e

Në bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama u pyet për sulmet kibernetike dhe sigurinë që ka Shqipëria në këtë drejtim.

Ai foli për sulmin e hakerave të mbështetur nga Irani, duke theksuar se synohej shkatërrimi total i sistemit dhe zhdukja e të dhënave.

Rama u shpreh se sulmi nuk e ka arritur qëllimin e tij.

“Kemi sulme të vazhdueshme prej vitesh, por të një shkalle të ulët. Të gjitha këto sulme të regjistruara nga institucioni që koordinon projektin e revolucionit digjital, kanë qenë sulme të pasuksesshme. Ky i fundit është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit. Një agresion i egër që ka pasur një qëllim shumë të qartë. Zhdukjen përfundimtare të të dhënave, shkatërrim të të gjithë sistemit, duke lënë një tokë të djegur nga pas.

Sulmi nuk e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë”, u shpreh Rama.

https://youtu.be/53EO_ECCMB4

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani