Moti i keq, situatë e vështirë në Tropojë, 7 familje të bllokuara

Publikuar më: 17/9/2022, ora 09:59

Moti i keq, situatë e vështirë në Tropojë, 7 familje të bllokuara

Publikuar më: 17/9/2022, ora 09:59

Moti i keq me reshje të dendura shiu gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës, ka sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në Tropojë.

Në një njoftim të Mbrojtjes Civile të Prefekturës Kukës, theksohet se: “Gjendja në fshatin Fushë-Lumi të Njësisë Administrative Margegaj dhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyç, ka përmbytje të jashtëzakonshme.

– Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

-Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.