Nga Irani, te rusët dhe të rinjtë që ikin në Angli, Rama flet me qytetarët në rrjetet sociale

Publikuar më: 17/9/2022, ora 16:34

Nga Irani, te rusët dhe të rinjtë që ikin në Angli, Rama flet me qytetarët në rrjetet sociale

Publikuar më: 17/9/2022, ora 16:34

Kryeministri Edi Rama dha detaje të ekspertizës që është bërë pas sulmi kibernetik të Iranit ku theksoi se synohej zhdukja e plotë e të gjitha të dhënave, qëllim që si sipas tij nuk u arrit. Referuar zhvillimeve politike në vend, Kreu i Qeverisë iu përgjigj kryetarit të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi se ka ndërhyrë për të mbyllur dosjen që faktonte financimin Rus për PD që në atë kohë drejtohej nga Lulzim Basha.

“Ai është monumenti i shpifjeve dhe gënjeshtrave. Është llumi më i madh që ka pasur Shqipëria. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. A nuk është i njëjti që e mbrojti me pathos Lulzim Bashën? Ku hyj unë tani? Ku është dora ime në këtë mes. Por kjo është historia e një shejtan-budallai që torolis një vend të tërë duke iu tërhequr për hunde të gjithë ju – jo mua, jo PS – por ju që vazhdoni e pranoni që ta konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj e të futet në mes të debatit publik. Është katastrofë”, tha Rama.

Kryeministri pranoi të ketë miqësi me shefin e kundër terrorit të FBI që është nën hetim për lidhje me Rusinë, por theksoi se çështjet e mikut të tij me drejtësinë nuk kanë asnjë lidhje me të. “Shefi kundër terrorit në FBI, ka qenë dhe është miku im, por nëse ai ka një çështje të tijën në SHBA me drejtësinë është çështja e tij. Lini drejtësinë atje të flasë. Akuzat nuk mund të bëhen në këtë farë feje. Është e tmerrshme për këtë popull me këto akuza. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”, tha Rama.

Numri 1 i qeverisë pati edhe një mesazh për të rinjtë që largohet drejt Britanisë së Madhe duke u propozuar edhe një zgjidhje.

“Mos e ndërmerrni atë rrugë sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë, do të jetë gjithmonë e më e kushtueshme. U duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve. Nga ana tjetër, dëshiroj t’iu them se Shqipëria nuk ka sesi t’iu ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë, por ofron mundësi për ata përmes punës duan sukses. Të harxhosh 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me një mbështetje të qeverisë ti mund të ndërtosh një agroturizëm te shtëpia e gjyshit tënd, në Kukës, në Has dhe aty mund të bësh më shumë para se edhe në Britaninë e Madhe. Atje mund të përfundosh në ferr. Nuk kemi një parajsë për t’ia ofruar askujt, por kemi vullnetin që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë”, tha Rama. Rama sqaroi se termocentralet lundruese që ndodhen në Vlorë dhe që pritet të nisin punën në janar të vitit të ardhshëm nuk janë nga Bangladeshi sikurse pretendohet nga opozita, por janë pjesë e një kompanie amerikane.