Ngjarje e rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë 3 policë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:01
96121654245047

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë 3 policë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:01

Tre efektivë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar ditën e shtunë në Prishtinë, pasi u sulmuan me thikë nga një person.

Zyrtarët e policisë kishin shkuar të verifikonin një rast të dhunës në familje kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me probleme psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore” thuhet në komunikatën zyrtare.

Aktualisht 3 efektivët e policisë morën trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.