Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:02
hypatia h 6d4375272fdfd10d326591f16d9d1ec5 h 8837a8db9968dfb4c63ff1faea883b7e 1080x720

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:02

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II. Lajmin e bëri të ditur Presidenca, përmes një njoftimi zyrtar.

“Me ftesë të Mbretit Charles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham. Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.