Publikohen pamjet, zogu “kamikaz” rrëzon avionin

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:25

Publikohen pamjet, zogu “kamikaz” rrëzon avionin

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:25

Janë publikuar pamjet e një aksidenti të ndodhur më parë në Kingsville ku një avion u rrëzua pasi një zog u përplas me të.

Ngjarja ndodhi teksa avioni ishte duke fluturuar mbi bazën Fort Worth, ndërsa piloti dhe një praktikant kanë arritur të hidhen me parashutë para se avioni të përplasej me tokën.

Avioni përplaset në një zonë të mbushur me ndërtesa, pranë liqenit Worth. Për fat të mirë, nga ky aksident i tmerrshëm i shkaktuar nga një zog nuk është lënduar asnjë person.