Reja nuk dorëzohet: Ende në lojë për vendin e parë në grup

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:10
EDY REJA LISTA IZRAELI DHE ISLANDA 1280x720

Reja nuk dorëzohet: Ende në lojë për vendin e parë në grup

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:10

Vetëm një pikë e grumbulluar në dy ndeshje. Edhe pse pas përjashtimit të Rusisë, në federatë dhe Kombëtare nisi gara se cili deklaronte i pari se Shqipëria do të fitonte grupin, realiteti është krejt tjetër. Kuqezinjtë pozicionohen n ëvendin e fundit dhe për të synuar kreun duhet ti fitojnë të dy ndeshjet.

“Nuk janë thjesht dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kemi në dispozicion. Në ndeshjen e parë do të shkojmë me bindjen se do të marrim rezultat. Do të jetë e vështirë në të dy sfidat, por besojmë. Jemi ende në lojë për të marrë vendin e parë. Kemi shumë lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim”, tha Reja.

Problemeve në mbrojtje me mungesat e Gjimshitit dhe Kumbullës, i shtohen pasiguritë për gjendjen e Çekiçit dhe Keidi Bares.

“Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe do të jetë në grumbullim. Do të bëjë kontrollet me stafin mjekësor, për të vlerësuar nëse do të mund të japë kontributin. E njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë edhe pse jemi në emergjencë. Në mbrojtje grumbullova Ajetin, që edhe pse në kategorinë e tretë italiane po luan rregullisht. Nuk dua të bëj eksperimente duke parë këto dy ndeshje”, u shpreh trajneri.

Kombëtarja luan më 24 shtator në transfertë me Izraelin, teksa më datë 27 pret në shtëpi Islandën.