“Si i bëhet puna e Juves?” Rama: Ngushëllohem me mikun tim Mourinho

Publikuar më: 17/9/2022, ora 13:07
16700492 10154472836881523 405772220871706839 o 1080x720

“Si i bëhet puna e Juves?” Rama: Ngushëllohem me mikun tim Mourinho

Publikuar më: 17/9/2022, ora 13:07

Kryeministri Edi Rama e mbylli me një pyetje për sportin, bashkëbisedimin e tij live në rrjetet sociale me gazetarët e qytetarët. Në fund ai lexoi pyetjen e një qytetari, i cili i kërkonte një mendim për Juventusin, skuadër me të cilën Rama është tifoz, që aktualisht po kalon një periudhë jo të mirë sportive, sidomos në Champions League.

“Unë nuk jam ekspert. Dua që Juventusi të fitojë. Po kalon një periudhë shumë të vështirë, por unë kam një ngushëllim, mikun tim Mourinho, që po ecën mirë. Gjithmonë ka një periudhë kur shkon më keq, shpresoj që Juve ta shfrytëzojë këtë moment për t’u bërë edhe më mirë se sa ishte”, iu përgjigj Rama.

Kur janë luajtur 6 javë nga Serie A, Juventusi renditen në vend të tetë, me vetëm 10 pikë të grumbulluara. Ndërsa në Champions League, bardhezinjtë kanë humbur dy takimet e para të fazës së grupeve.