Sulmi i hakerave, sërish probleme me sistemin TIMS

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:36
qafe thane 1280x720

Sulmi i hakerave, sërish probleme me sistemin TIMS

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:36

Janë rikthyer problemet me sistemin TIMS në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se aktualisht po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Në Qafë Thanë dhe Kapshticë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.

Sistemi TIMS u sulmua disa ditë nga hakerat iranianë dhe për dy ditë u bllokua në pjesën më të madhe të pikave të kalimit kufitar, mes të cilave dhe aeroporti i Rinasit.