Sulmohet autokolona e të dërguarit të Papës në Ukrainë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:47
161126241 4b1bd961 1108 431d b260 e1babd7b6491

Sulmohet autokolona e të dërguarit të Papës në Ukrainë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:47

Kardinali Konrad Krajewski dhe dy peshkopë të tjerë arritën të shpëtonin pa u lënduar si pasojë e një sulmi me armë ndaj autokolonës së tyre në rajonin e Zaporizhzhas në Ukrainë.

Gjatë një ndalese, ku do të shpërndaheshin ndihma, makina e kardinalit, u godit me armë dhe ai së bashku me dy klerikët e tjerë arritën të strehoheshin në një vend të sigurt pa pasojë.

“Për herë të parë në jetën time nuk dija ku të futesha“, tha kardinali nga Zaporizhzhia, duke konfirmuar se është mirë.

Kardinali Konrad Krajewski është pjesë e sektorit të bamirësisë dhe për të ishte misioni i katërt në Ukrainë që nga nisja e luftës në muajin shkurt. Ai tregon se para ngjarjes ishte paralajmëruar nga ushtarët se situata në zonën ku do të kalonte do të ishte shumë e vështirë.