Të shtëna me armë zjarri në Mirditë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:10
policia tritol plagosje 1269x720

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:10

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së martës në zonën e Mirditës.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos, ku shtetasi Klodian Gjoka pas një konflikti me shtetasin Pashk Prenga dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Pashk Prenga për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi Klodian Gjoka është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë dhe dy grupe të FNSh-së me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.