Tjetër zhgënjim për Bayern Munchen, Dortmund merr kreun e renditjes

Publikuar më: 17/9/2022, ora 17:34
65cb84b22ea039f3bd88b9f1c61d96b9o2

Tjetër zhgënjim për Bayern Munchen, Dortmund merr kreun e renditjes

Publikuar më: 17/9/2022, ora 17:34

Një tjetër Bayern Munchen në Bundesliga krahasuar me atë në Champions është shfaqur në ndeshjen e radhës së kampionatit.

Kampionët në fuqi janë mundur në transfertë nga Augsburg me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli të shënuar nga Mërgim Berisha në minutën e 59 të takimit.

Bavarezët u treguan apatikë dhe pa ide në sulm, i cili po vuan shumë në këtë sezon pas largimit të Lewandowski.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi e Bayern në kampionat pa fitore, drejtimin e të cilit e mori Borussia Dortmund pas fitores minimale ndaj Schalke të vendit të fundit.