Vlora rrethohet me forca policore, kontrolle në çdo kryqëzim

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:22
Screenshot 5 9

Vlora rrethohet me forca policore, kontrolle në çdo kryqëzim

Publikuar më: 17/9/2022, ora 21:22

Drejtoria e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Fierit kanë nisur një kontroll për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Postblloqe janë ngritur në 3 pika kryesore të qytetit bregdetarë, në Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën e Spitali, ku po kontrollohen me imtësi të gjitha mjetet e dyshimta.

Aksioni është në vijim e sipër, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të ndaluar.