Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bastianini fiton në Spanjë, Bagnaia rihap luftën për titull në MotoGP

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 14:56 | Sporte të tjera
Bastianini fiton në Spanjë, Bagnaia rihap luftën për titull

Një super Enea Bastianini ka fituar Çmimin e Madh të Aragonit, në MotoGP.

Piloti italian i Ducati la pas bashkëkombasin e tij, Francesco Bagnaia dhe spanjollin Aleix Espargaro, me Aprilia, në një garë spektakolare, sidomos në xhirot e fundit.

Edhe pse humbi duelin sot me Bastianinin, Francesco Bagnaia i afrohet në vetëm 10 pikë kryesuesit të renditjes së përgjithshme, francezit Fabio Quartararo, i cili e mbylli garën që në xhirot e saj të para, pasi u përplas me Marc Marquez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani