“Ekzistojnë prej 1 milion vitesh”, Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA

Publikuar më: 18/9/2022, ora 14:49
prespa ohri

“Ekzistojnë prej 1 milion vitesh”, Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA

Publikuar më: 18/9/2022, ora 14:49

NASA ka publikuar një foto të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës në profilin e saj në Facebook dhe saktëson se janë dy nga liqenet më të vjetër në Evropë.

“Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë. Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022. Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash”, shkruan NASA.

Këtë postim e ka rishpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

“Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA-s, që i prezanton publikut botëror këto dy liqene, ndër më të vjetrit në Europë, ekzistenca e të cilëve provohet prej të paktën 1 milionë vitesh. Fotoja e kapur më 19 gusht nga OLI-2 në Landsat 9 ka bërë xhiron e globit në promovimin e krenarive tona natyrore”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.