Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Hapat e dashurisë”, një shfaqje e veçantë për të rinjtë me nevoja të posaçme

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 17:36 | Aktualitet
“Hapat e dashurisë”, një shfaqje e veçantë

Një shfaqe e veçantë për të rinjtë me nevoja të posaçme, titulluar “Hapat e Dashurisë” u shfaq para publikut në skenën e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Një kombinim zhanresh artistikë të përmbledhura në rreth 60 minuta, e sjellë në skenën e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli", nga vetë të rinjtë me aftësi ndryshe nën drejtimin artistik të Florian Papa.

 “Qëllimi ishte që të dilnin në pah të gjitha nevojat e të rinjve me aftësi ndryshe. Është ndjesi e imja dhe munda ta bëj, ishte e domosdoshme edhe për shoqërinë shqiptare ”, shprehet për A2 CNN Papa.

Në dy ditë me radhë, përpara publikut u shpërfaqën gjithashtu e dramat jetësore të prindërve të të rinjve me aftësi ndryshe.

“Është e vështirë, dhe kemi të bëjmë edhe me opinionin. Sa herë që dalim nëpër lokale ata shihen si alienë, por nuk janë, janë fëmijë si të gjithë të tjerët”, thotë një prind i pranishëm.

 “Hapat e dashurisë” shërbeu edhe si një hapësirë ku të rinj me nevoja të posaçme mundën të shfaqnin pasionin dhe talentin e tyre.

Përgatitjet për shfaqen teatrale ndryshe u shtrinë në disa muaj dhe në realizimin e saj bashkëpunuan veçanërisht edhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani