Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapen të gjitha akset rrugore në Tropojë, por 3 fshatra pa energji elektrike

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 09:27 | Aktualitet

Është përmirësuar situata nga reshjet e shiut në Tropojë. Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Bashkia ka dërguar fadromën për të pastruar rrugën nga Tragetet-Dushaj në Njësinë Administrative Lekbibaj dhe aktualisht rruga është e kalueshme. Ndërkohë pa energji elektrike janë Valbona, Margegaj dhe Fierza.

Në Tropojë kanë mbërritur edhe forcat e batalionit të bazës të mbështetjes së emergjencave civile dhe xhenjos, pasi një ditë më parë reshjet e shiut shkaktuan probleme të mëdha në zonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani