Krizë e thellë për Juventus, Monza përfiton për të marrë fitoren e parë në Serinë A

Publikuar më: 18/9/2022, ora 17:05
monza

Krizë e thellë për Juventus, Monza përfiton për të marrë fitoren e parë në Serinë A

Publikuar më: 18/9/2022, ora 17:05

Juventus zyrtarizon krizën. Pas barazimit me Salernitanën dhe humbjes me Benfica në shtëpi, ekipi i Max Allegrit u mund në transfertë me rezultatin 1-0 nga Monza, skuadër që provon për herë të parë shijen e fitores në Serinë A.

Danezi Gytkjaer ishte heroi i ndeshjes, me golin që e shënoi në minutën e 74-t të ndeshjes.

Juventus e luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq që Angel Di Maria mori në fundin e pjesës së parë, për një goditje të qëllimshme me bërryl ndaj kundërshtarit.

Në ndeshjet e tjera të drekës në Serinë A, Lazio fitoi 4-0 ndaj Cremonese, ndërsa Fiorentina 1-0 ndaj Verona.