Moti i keq, pasojat e reshjeve në zonën e Tropojës, zhbllokohet njësia administrative

Publikuar më: 18/9/2022, ora 16:52

Moti i keq, pasojat e reshjeve në zonën e Tropojës, zhbllokohet njësia administrative

Publikuar më: 18/9/2022, ora 16:52

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft dëmtime në zonën e Tropojës, ku më e prekur ka qenë njësia administrative Bytyç.

Burimet e A2 CNN bëjnë të ditur se në pasdrekën e të dielës është bërë i mundur zhbllokimi i segmentit që lidh fshatrat e Bytyçit me Tropojën dhe gjithë Shqipërinë. 

Fatmirësisht nga situata e rënduar nuk pati dëme në njerëz, por kanë qenë të konsiderueshme dëmtimet në infrastrukturë rrugore, si dhe blegtori e bujqësi.  Punonjësit e OSHEE sakaq, janë në terren për riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga stuhitë.