Napoli mposht Milanin në “San Siro” dhe kryeson renditjen e Serie A

Publikuar më: 18/9/2022, ora 22:52
napoli 1280x720

Napoli mposht Milanin në “San Siro” dhe kryeson renditjen e Serie A

Publikuar më: 18/9/2022, ora 22:52

Pas triumfit ndaj Liverpulit dhe Rangers në Champions League, Napoli merr një fitore tejet të rëndësishme në “San Siro”, duke mundur Milnin me rezultatin 1-2.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar ku Milani pati rastet më të mira, ekuilibri u thye në pjesën e dytë (55’)  nga një aksion të gjeorgjianit Kvaratskhelia, surpriza  e këtij sezoni, i cili morri një penallti të realizuar nga Matteo Politano.

Reagimi i ekipit kampion i Italisë nuk mungoi, duke u konkretizuar në minutën 69  me një gol të francezit Giroud, që shënon golin e katërt në sezon.

Por pikërisht kur rrjedha e lojës po drejtohej nga kuqezinjtë, një harkim i bukur i Mario Rui gjen Simeonen të gatshëm për ta devijuar topin me kokë. Milan pati disa raste por ishte e pamundur ta çonte topin në rrjetë.

Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve, duke marre vendin e parë në renditje, bashkë me Atalantën që mundi në “Olimpico” Romën.