“Rama tiran, mori peng Bashën”, Berisha:  Sot Edi Rama ka pushtet më shumë seç kishte Ramiz Aliaj

Publikuar më: 18/9/2022, ora 19:40

“Rama tiran, mori peng Bashën”, Berisha:  Sot Edi Rama ka pushtet më shumë seç kishte Ramiz Aliaj

Publikuar më: 18/9/2022, ora 19:40

Në një bashkëbisedim me mbështetës të PD-së në Itali, lideri demokrat  Sali Berisha iu rikthye disa nga temave të nxehta të politikës shqiptare.

Duke folur për akuzat mbi  financimet ruse, Berisha deklaroi se kryeministri Rama mori peng Lulzim Bashën. “E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financimet siç ka thënë vetë në mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës. Kjo është e vërteta”, ishin fjalët e tij.

Berisha cilësoi Ramën si një tiran, ndërkohë që Shqipëria sipas tij ka tashmë një regjim diktaturë një partiake dhe personale, që ai krahason me pushtetin e Ramiz Alisë.  

“Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht dhe totalisht nga një person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % më shumë seç kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit të vitit 1991. Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës”, deklaroi ish-kryeministri.

Sipas Berishës, Rama mbron aksin Beograd-Moskë. “Nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj popullit shqiptar. I theksova këto, pasi Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë”, deklaroi ai.

Berisha cilësoi Italinë si partnere të rëndësisë së veçantë dhe, premtoi se me ardhjen në pushtet të PD, Shqipëria “nuk do të eksportojë krim si sot, në rajon dhe Europë, por do të eksportojë potencialet e mëdha të saj natyrore që disponon.