Reali fiton derbin, kryeson në La Liga

Publikuar më: 18/9/2022, ora 23:17
real y 1280x720

Reali fiton derbin, kryeson në La Liga

Publikuar më: 18/9/2022, ora 23:17

Real Madrid fiton derbin dhe ngjitet sërish në krye të klasifikimit në La Liga.

Golat e ndeshjes erdhën nga Rodrygo në minutën 18 dhe Valverde në të 36-ën ,ë dyfishoi rezultatin për “ Los Blancos”.

Atletico i cili gjatë pjesës së parë nuk konkretizoi rastet dhe intensitetin e lojës që karakterizon ekipin e Simeones, tentoi të përmbysë rezultatin, por arriti ta ngushtojë atë vetëm me Hermoso në minutën 83, me lojtarin që më pas braktisi fushën me karton të kuq.

Me fitoren e sotme, Real Madrid ngjitet në kuotën e 19 pikëve, dy më shumë se Barcelona, ndërkohë që Atletico mbetet me 10 pikë.