Skandali i shantazhimit, arrestohet vëllai i Paul Pogba

Publikuar më: 18/9/2022, ora 14:01
pogba mathias paul 1153x720

Skandali i shantazhimit, arrestohet vëllai i Paul Pogba

Publikuar më: 18/9/2022, ora 14:01

Vëllai i Paul Pogba, Mathias Pogba, është arrestuar me akuzën se ka qenë pjesë e një komploti për të shantazhuar mesfushorin e Juventusit. Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim për zhvatje dhe kërcënim.

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do ta kundërshtojnë vendimin.

Në fillim të këtij muaji, prokuroria në Paris nisi një hetim gjyqësor mbi akuzat e Paul Pogba se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar, ku theksoi se pjesëtar ishte edhe vëllai i tij.