Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Udinese përmbys Interin, nuk ka minuta për Asllanin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 14:30 | Futboll
Udinese përmbys Interin, nuk ka minuta për Asllanin

Inter shpërfytyrohet në Udine. Skuadra zikaltër u mposht 3-1 në transfertë, duke u përmbysur nga një Udinese që e nisi ndeshjen duke pësuar gol, por që dominoi të gjithë pjesën e mbetur të sfidës.

Barella kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi, që në minutën e pestë, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Kthesa erdhi nga autogoli i Milan Skriniar, në minutën e 22-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit e kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në minutën e 84-t, me anë të Bijol, ndërkohë që ndeshjen e vulosi Arslan, në minutat shtesë.

Në këtë përballje, Kristjan Asllani nuk u aktivizua fare, me Simone Inzaghin që preferoi të zëvendësonte Mkhitaryan që në minutën e 30 me mesfushorin Gagliardini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë