1 në 10 “start up” mbijeton, raporti mund të ngushtohet me ndihmën e eksperiencës së Diasporës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 09:10

1 në 10 “start up” mbijeton, raporti mund të ngushtohet me ndihmën e eksperiencës së Diasporës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 09:10

Megjithëse janë bërë hapa para në drejtim të mbështetjes së ideve që mund të kthehen në biznes, në Shqipëri vetëm 1 në 10 ndërmarrje “Start-Up” arrin të mbijetojë dhe të jetë i qëndrueshëm në treg.

Kjo për shkak të klimës së ashpër të një biznesi me vizion të ngushtë, si dhe mungesës së parave. Ky raport që shpesh demoralizon “mendjet e bukura”, thonë aktorë nga ky treg, mund të ngushtohet ndjeshëm me ndihmën e eksperiencës së Diasporës.

Dhe që marrëdhënia mes ideve revolucionarizuese dhe eksperiencës së Diasporës të funksionojë, institucionet duhet të ofrojnë disa politika lehtësuese.

Detyra tjetër ndaj institucioneve është ajo e të punuarit më fort e më shpejt në drejtim të politikave në të nxënit e teknologjisë.

Aktualisht, komuniteti i “start up”-eve është ende i ri dhe i brishtë, në vend. Por megjithatë nuk janë të paktë ata që gjejnë mundësi për të shndërruar idetë e tyre në risi.