Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aksidentohet autobusi me të infektuar me Covid, të paktën 27 viktima

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 07:56 | Bota
Aksidentohet autobusi me të infektuar me Covid, të paktën 27

Një autobus që transportonte të infektuarit me Covid në një qendër karantinimi u aksidentua në Kinë, duke iu marrë jetën të paktën 27 personave.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në jugperëndim të provincës Guizhou, ku autobusi u përmbys, duke plagosur rëndë dhe 20 të tjerë.

Aksidenti solli reagimin e ashpër të banorëve kundër politikës "zero covid" që Pekini ka zgjedhur të ndjekë që prej nisjes së pandemisë dhe që parashikon masa të forta.

Sipas këtyre rregullave anti-covid, personat që dalin pozitiv me koronavirus duhet të karantinohen dhe së bashku me ta dhe personat e afërt apo të kontaktit.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani