Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Armët e zjarrit përgjakin fundjavën në Shkodër dhe Korçë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 09:32 | Kronikë
Armët e zjarrit përgjakin fundjavën në Shkodër dhe

Mbrëmja e së dielës ka trazuar fundjavën, ndërsa në dy ngjarje të ndryshme me armë zjarri janë shkaktuar një i vdekur dhe një tjetër i plagosur. Ngjarja më e rëndë u regjistrua në qytetin e Shkodrës, ku duket se vrasjet nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe viktimë ka mbetur një adoleshent 19-vjeçar.

Krimi ka ndodhur në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” të Shkodrës rreth orës 20:10. Dëshmitarët okularë janë shprehur se viktima ishte i ulur në lokal kur në drejtim të tij kanë ardhur dy persona me motoçikletë, duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të tij. Policia raporton se viktima gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendngjarje të vetmet prova materiale ishin rreth 30 gëzhoja, që tregon për ashpërsinë e këtij sulmi me armë.

Pak minuta më pas, policia ka gjetur të djegur motorin me të cilin ishin larguar autorët, si dhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë vrasje. Policia e Shkodrës ende nuk ka një pistë mbi këtë ngjarje, ku ashpërsia e krimit dhe mosha e re e viktimës duket se kanë lënë pa një pistë grupin e hetimit.

Thuajse në të njëjtën orë, një tjetër krim me armë zjarri u regjistrua në qytetin e Korçës, ku mbeti i plagosur një 53-vjeçar. Fatmirësisht, i plagosuri i mbijetoi ngjarjes dhe pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe policia e Korçës ende nuk ka një pistë për këtë plagosje, ndërsa është në kërkim të autorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani