Detajet e hakerave, agjencia Reuters publikon “lajmin e ndaluar”

Publikuar më: 19/9/2022, ora 23:15

Detajet e hakerave, agjencia Reuters publikon “lajmin e ndaluar”

Publikuar më: 19/9/2022, ora 23:15

Agjencia mediatike ndërkombëtare më e njohur, Reuters, e ka publikuar të detajuar të paktën njërën nga temat e nxehta që dolën prej hakerave dhe që kishin lidhje me Kosovën, madje duke ju referuan televizionit A2 CNN në raportimet e saj.

Sipas tekstit të Reuters, “televizioni A2 me qendër në Tiranë raportoi të hënën se kishte marrë informacion në lidhje me komplotin nga të dhënat e publikuara në internet nga hakerat iranianë. Sipas A2”, vijon agjencia Reuters, “lajmi është konfirmuar nga vetë qeveria e Kosovës në lidhje me ngjarjen që u raportua gjatë gjithë ditës nga të gjitha mediat shqiptare”.

Urdhri i prokurorisë për të ndalur çdo detaj nga çështja në fjalë ndalon publikimin e detajeve por vlen vetëm për mediat shqiptare, pasi agjencia Reuters nuk preket nga ky vendim,  por gjithsesi për korrektese dhe në respekt të ligjit shqiptar, media jonë ju përgjigj menjëherë kërkesës së prokurorisë.

Policia njoftoi se Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Sqarimi i policisë vjen pas një serie informacionesh që janë publikuar për emaile dhe mesazhe ku përmendeshin emra zyrtarësh policie apo të shumëkërkuar, politikanë të rëndësishëm si dhe ngjarje të rëndësishme.