Financimet ruse, Balla: Asnjë vend nuk është imun, PS kërkon ndërhyrje në ligj

Publikuar më: 19/9/2022, ora 15:06
BALLA PAS GRUPIT frame 1568 1280x720

Financimet ruse, Balla: Asnjë vend nuk është imun, PS kërkon ndërhyrje në ligj

Publikuar më: 19/9/2022, ora 15:06

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se prej kohësh ka kërkuar ndryshime në legjislacionin zgjedhor dhe të partive politike për t’i bërë ballë financimeve ruse.

“As Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë prej shumë viteve tashmë, nga përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jomiqësore me të. Dhe në këtë kuptim, ky kërcënim duhet adresuar. Si kryetar i grupit parlamentar të PS-së kam kërkuar marrjen e masave të menjëhershme, ndërhyrjet e duhura ligjore, në kuadrin ligjor që ka të bëjë qoftë me ligjin për financimin e partive politike, qoftë me kodin zgjedhor për pjesën që lidhet me financimin e fushatave zgjedhore”, tha Balla.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Balla u dha edhe një përgjigje demokratëve, lidhur me reformën territoriale, duke deklaruar se komisioni vazhdon. “Ne mendojmë se ndarja më e mirë territoriale është me 12 qarqe dhe 61 bashki. Puna në komision do të vazhdojë, por zoti Alibeaj duhet të kuptojë që në demokraci, vendimi i kundërshtarit është vendimi i kundërshtarit”, tha Balla.