Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kërcënimet për jetën e Bashës, si u hetuan dhe përgjuan 3 persona

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 14:12 | Kronikë
Kërcënimet për jetën e Bashës, si u hetuan dhe

Mes e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të hakuara dhe të publikuara së fundmi, është edhe ai i një relacioni në lidhje me pretendimet për një atentat ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I gjithë procedimi penal dhe hetimi ka nisur, sipas asaj që thuhet në relacion, pas një deklarate të ish-Presidentit Bujar Nishani gjatë një interviste televizive.

“Pas këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Antiterrorit është vlerësuar kjo deklaratë dhe është punuar në lidhje me këtë drejtim. Janë vërejtur se në dalje publike të liderit të opozitës kishte shtim të forcave të sigurisë. Në kuadër të kësaj situate të krijuar, me shkresë Nr. 1669, të datës 14.04.2017, ardhur nga shërbimet Inteligjente jemi informuar mbi disa persona të dyshimtë dhe për të cilët janë grumbulluar informacione në lidhje me këtë çështje ku ka rezultuar si vijon”, thuhet në relacion.

Në relacion publikohen emrat e 3 personave, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndërsa dy të tjerët nga Kosova. Pasi janë hetuar nga autoritetet shqiptare dhe janë monitoruar lëvizjet e tyre për disa kohë, por pa mundur të sigurohen prova se do të kryenin veprën penale për të cilën ishin hetuar, policia ka dalë në përfundimin se nuk janë gjetur prova dhe fakte që të vërtetojnë lidhjet midis personave të dyshuar si dhe të kenë kryer veprime të cilat mund te realizonin kryerjen e këtyre veprave penale.

“Personat e dyshuar nuk kanë lidhje me objektin e hetimit, ata nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën që kanë filluar hetimet, gjithashtu duhet theksuar se kanë qenë shumë kohë më përpara dhe shumë kohë më pas këtyre hetimeve. Nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave për të kryer veprat e tilla penale. Po kështu edhe nga ndjekja e mëtejshme e hetimeve nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës. Nga tërësia e të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin Nr.147/2017, nuk është siguruar asnjë e dhënë apo provë për kryerjen e ndonjë vepre penale nga personat e dyshuar”, thuhet në relacion.

A2 CNN nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dokumente, të publikuara nga grupet e hakerave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli