Kultura egjiptiane në Tiranë, artistja e njohur Amira Selimi sjell muzikën e dy vendeve

Publikuar më: 19/9/2022, ora 15:35

Kultura egjiptiane në Tiranë, artistja e njohur Amira Selimi sjell muzikën e dy vendeve

Publikuar më: 19/9/2022, ora 15:35

Java e kulturës egjiptiane ka nisur me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes Teatrit Nacional të Kajros dhe atij të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Por, përtej nënshkrimit, nga skena kryesore e teatrit dëgjoheshin provat për koncertin gala që ngjit në skenë sopranon e njohur Amira Selim dhe shumë interpreto të tjerë që vijnë nga Teatri i Kajros.

“Muzika është një gjuhë universal, por këtë herë do të tregojmë se sa bukur është të performosh dy kultura në një mbrëmje. Unë vetë do të interpretoj nga repertori klasik, por njëkohësisht edhe një këngë menjë gjuhë të vjetër egjiptiane, që është shumë domethënëse për ne, ashtu sikurse do të interpretohen në këtë koncert edhe kënga shqiptare. Edhe në skenë orkestra ka interpretw nga të dyja vendet, kështu që do të jetë një koncert ku të dyja kulturat bëhen bashkë”.

Java e kulturës egjiptiane ka sjellë në tiranë edhe ministren e kulturës së këtij vendi që po ashtu vjen nga bota e artit.