Luftimet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, të paktën 100 viktima

Publikuar më: 19/9/2022, ora 08:07
2022 09 16T123118Z 1203206894 RC20IW9C7COE RTRMADP 3 KYRGYZSTAN TAJIKISTAN BORDER

Luftimet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, të paktën 100 viktima

Publikuar më: 19/9/2022, ora 08:07

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes dy ushtrive në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, në ato që konsiderohen luftimet më të ashpra mes dy vendeve në vite.

Luftimet midis dy shteteve të Azisë Qendrore shpërthyen të mërkurën, përpara se të premten të ndërmjetësohej një armëpushim.

Përleshjet shpërthejnë rregullisht midis dy ish-republikave sovjetike, kufiri i të cilave mbetet i kontestuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje të dyja vendeve që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore.

Taxhikistani dhe Kirgistani ndajnë një kufi prej 1000 km, një e treta e të cilit është e diskutueshme.

Përleshjet në kufi çuan në luftime të paprecedentë midis dy vendeve në vitin 2021, kur u vranë pothuajse 50 njerëz. Por dhuna e ditëve e fundit ka shkaktuar një numër vdekjesh afro 100, pothuajse duke e dyfishuar atë.