Mbretërit e gjithë botës i dhanë lamtumirën Mbretëreshës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 20:14

Mbretërit e gjithë botës i dhanë lamtumirën Mbretëreshës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 20:14

Elizabeth II ishte padyshim fytyra më e njohur e monarkisë në botë, famë e ndërtuar në 70 vite drejtimi të Britanisë së Madhe, por simbolikisht edhe i të gjithë vendeve që përbejnë Commonwealth.

Ndarja e saj nga jeta, në moshën 96-vjeçare, mblodhi sot në Londër pothuajse të gjithë monarkët e planetit.

Nga mbretërit e Spanjës te ato të vendeve skandinave, nga perandori japonez, që deri pak vite më parë cilësohej në vendin e tij si “qenie mbinatyrore”, deri tek sulltanët e vendeve aziatike.

Të gjithë së bashku në pak metra katrorë, si kurrë më parë, ata ishin të pranishëm në Westiminster për të nderuar figurën e një prej ikonave të shekullit të XX.