Meta kërkon rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike

Publikuar më: 19/9/2022, ora 12:14
SINK META PER LUSTRACIONIN frame 1230 1280x720

Meta kërkon rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike

Publikuar më: 19/9/2022, ora 12:14

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi edhe njëherë për çështjen e fashës për konsumin e energjisë e cila u vendos së fundmi nga ana e qeverisë dhe që parashikon një çmim deri në 4 herë më të lartë për konsumatorët nëse kalojnë 800 kw.

Meta deklaron se mbështet propozimin e Konfindustrisë që kjo fashë të vendoset mbi 1200 Kw në muaj, pasi masa që ka vendosur qeveria prek deri në 130 mijë familje shqiptare.

“Mbështes plotësisht propozimin e Konfindustrisë Shqiptare për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike.”

“Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800 Kw në 1200 Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me fashën e vendosur nga Qeveria preken financiarisht dhe në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme.

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.

Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë”, shkruan Meta.