“Paratë e padeklaruara në fushatë, fenomen gërryes i demokracisë”, Kume: Alarm që nuk duhet ta anashkalojmë

Publikuar më: 19/9/2022, ora 20:53

“Paratë e padeklaruara në fushatë, fenomen gërryes i demokracisë”, Kume: Alarm që nuk duhet ta anashkalojmë

Publikuar më: 19/9/2022, ora 20:53

Paratë e padeklaruara të përdorura në funksion të fushatës elektorale në Shqipëri janë një fenomen gërryes për demokracinë dhe alarm për shoqërinë. Kështu u shpreh ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin, duke folur për financimet ruse të PD-së në 2017-ën. Sipas tij kjo çështje është e mbyllur, ndërsa apelon që këtij fenomeni duhet t’i kundërvihemi dhe jo ta anashkalojmë.

“Për mua ajo që është e rëndësishme dhe alarm për shoqërinë, ne pavarësisht se i kemi këto fenomene kemi prezentë në mënyrë të shtuar, paratë e përdorura në zgjedhje janë shumë më tepër që para që përdoren në funksion të fushatës elektorale. Subjekteve politike apo lidershipit të tyre dhe ky fenomen gërryes shumë i fuqishëm i demokracisë te ne. Ne nuk po e shohim drejt në sy dhe t’i kundërvihemi. Në ligjin për partitë politike ndalohet financimi nga qeveri të tjera apo ente të tjera. Financat e partive të jenë objekt kontrolli i KQZ-së. Për ne formalisht quhet çështje e mbyllur. Vendi ynë ka probleme që duhet t’u kundërvihet dhe jo t’i anashkalojë. Janë fenomene që ndeshen kudo, por në disa vende si vendi ynë, si në aspektin e zhvillimit si shoqëri dhe shtet demokratik, ne duhet të bëjmë ç’ është e mundur që t’i konfrontojmë dhe jo t’i anashkalojmë se efektet janë të shumëfishta në mos qeverisjen dot nga ne, sepse ata që japin para do të duan të qeverisin”, u shpreh Kume.

Për analistin Afrim Krasniqi kjo çështje nuk është vetëm e një partie, por e gjithë sistemit partiak në Shqipëri. Sipas tij problemi qëndron te mos deklarimi i financimeve dhe transparenca a partive politike. Krasniqi thekson se kriminelët kanë blerë mandatin te lideri i partive dhe kanë bërë karrierë politike.

“Një numër kriminelësh e individë kanë hyrë në politikë dhe kanë bërë karrierë në nivele të larta, kush i ka emëruara këta njerëz dhe secili nga këta i kë këto 500 mijë dollarë bakshish në fundjavë. Këta e kanë blerë mandatin me miliona dhe jo te KQZ por te liderët e partive. Dhe këtu duhet të niste hetimi real. Të tregojmë me gisht nuk zgjidh problemin. Kur një qytetar nuk deklaron diçka arrestohet, kur e bëjnë liderët e partitë politike kjo quhet politikë dhe ata e kanë amnistuar njëri-tjetrin”.

Për Krasniqin, zgjidhja është te nismat dhe draftet konkrete, pasi çdo politikan që ka përdorur para duhet të penalizohet.

“Asnjëra palë nuk nuk ka ide e draft konkret struktura jonë e KQZ nuk ka pasur mundësi ligjore për të bërë një kontroll. Eksperimenti me 3 struktura i KQZ e kufizon atë. Çdo politikan që ka përdorur para duhet të penalizohet dhe të marrë dënim ligjor e politik”.

Shqetësim madhor e cilësoi edhe aktivistja Gerta Meta, financimin rus të PD-së, që do të prekë standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, ndërsa ngre disa pikëpyetje edhe për mbylljen e hetimit.  

“Në Shqipëri nuk po realizohen zgjedhje me standarde e të pakontestuara. Ky është shqetësim madhor sesa duhet të vazhdojë kjo që politikanët nuk japin llogari te votuesit e vet. Ne nuk shohim që institucionet të reagojnë dhe flasin zyrtarisht. Është nisur një hetim dhe është mbyllur, cilat janë arsyet e mbylljes së hetimit? Çdo të ndodhë me zgjedhjet që do të vijnë. Kemi prokurori që nuk flet. Duhet transparencë dhe llogaridhënie për proceset zgjedhore në Shqipëri”.