Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Peshkatarët në Durrës protestojnë për çmimin e lartë të karburantit

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 23:43 | Aktualitet
Peshkatarët në Durrës protestojnë për çmimin e

Peshkatarët në Durrës kanë protestuar për çmimin e karburantit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve qendrore dhe bordit të transparencës për uljen e tij. Ata shprehen se nuk po zbatohet marrëveshja që furnizon peshkimin me naftë me çmim të ulet, ndërkohë që tregojnë se çmimi që marrin peshkatarët e Durrësit është 8 deri ne 10 lekë më shtrenjtë se nafta që marrin peshkatarët në Vlorë, Sarandë apo Shëngjin.

Aktualisht peshkatarët e marrin naftën me çmim 124 deri 125lekë/ litër, ndërsa bëhet e ditur se edhe bordi nuk ka reflektuar në uljen e çmimit kur ka rënë çmimi në bursë.

Përfaqësuesit e peshkimit kërkuan që peshkatarët e Durrësit të rimbursohen me lekët që kanë paguar për shkak të çmimit të diferencuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë