Publikohen pamjet, Rusia bombardon zonën pranë centralit bërthamor

Publikuar më: 19/9/2022, ora 14:37

Publikohen pamjet, Rusia bombardon zonën pranë centralit bërthamor

Publikuar më: 19/9/2022, ora 14:37

Forcat ruse kanë bombarduar një central bërthamor në jug të Ukrainës, duke dëmtuar godinën. Kjo ngjarje është vlerësuar si terrorizëm nuklear nga ana e autoriteteve lokale në Kiev.

Rusët goditën centralin e Pivdennoukrainsk në rajonin e Mykolaiv, ndërsa një shpërthim i fuqishëm është kapur edhe nga kamerat. Shpërthimi ka ndodhur më pak se 300 metra nga reaktorët, duke shkaktuar dëme të mëdha në kompleks, shkatërroi një hidrocentral aty pranë, ndërsa ndërpreu edhe linjat e transmetimit.

Kompania shtetërore që menaxhon centralin ka bërë të ditur se për fat të mirë reaktorët e uzinës nuk pësuan dëmtime dhe janë ende në punë.