“Putini mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve”, Rama në Nju Jork: Ambasada iraniane ishte qendër sulmesh

Publikuar më: 19/9/2022, ora 18:32
rama grenell 1280x720

“Putini mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve”, Rama në Nju Jork: Ambasada iraniane ishte qendër sulmesh

Publikuar më: 19/9/2022, ora 18:32

“Erdhi momenti që duhet të prisnim lidhjet me regjimin iranian, sepse ambasada e tyre në mes të kryeqytetit tonë nuk mund të vazhdonte të operonte si një qendër sulmesh”. Janë këto fjalët e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ftuar sot në Nju Jork një intervistë për kanalin televiziv amerikan Newsmax TV.

I pyetur nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë Richard Grenell, mbi sulmet kibernetike iraniane, Rama shtoi se “nuk e kam akuzuar unë Iranin, ne kemi prova dhe kjo ka dalë nga agjencitë e specializuara, pra që Irani ka sponsorizuar katër grupe, njeri prej tyre përgjegjëse për sulme të tjera si në Izrael, Arabi Saudite dhe Irak. Duhet të ndërtojmë një sistem mbrojtje të përbashkët, është shqetësuese që kjo ndodhi kur nuk kemi një sistem mbrojtjeje të përbashkët për këto sulme”.

I pyetur për mendimin e tij mbi politikën e Uashingtonit që vijon marrëdhëniet me Iranin, Rama shtoi se “ne jemi aleat i fortë i SHBA, e dimë rolin tonë dhe nuk na takon neve të merremi me vendime të mëdha, por kemi jetuar në një regjim të ngjashëm, që nuk ishte religjioz por ateist, dhe nga eksperienca mund të them se të merresh me këto regjime nuk më duket vizion largpamës”.

Rama u pyet edhe për pasojat në Shqipëri pas fillimit të luftës në Ukrainë, dhe marrëdhëniet me Rusinë.   

“Shqipëria ka një histori të veçantë. Kemi qenë Koreja e veriut e Europës, nuk kishim lidhje me Kremlinin në 30 vjet demokraci nuk kemi patur lidhje të ngushta me Kremlinit, kurrë një president rus nuk ka ardhur në Shqipëri, dhe nuk më mungon kjo gjë. Ne si vend nuk varemi shumë nga gazi, nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të fortë kur vetëm 1%  e popullsisë mbështet Putin dhe të gjithë mbështesim Ukrainën”, ishin fjalët e kryeministrit.

Rama komentoi edhe largimin nga jeta e mbretëreshës britanike Elizabeth II. “Ashtu siç tha presidenti francez, për britanikët ajo ishte mbretëresha e tyre, për gjithë të tjerët ishte thjesht mbretëresha”, ishte kujtimi i tij.