Shqipëria zyrtarizon miqësoren me kampionët e Europës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 19:33
shqiperi itali

Shqipëria zyrtarizon miqësoren me kampionët e Europës

Publikuar më: 19/9/2022, ora 19:33

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë, në Tiranë.

Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Gjenovë, ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.