29-vjeçarja angleze mbytet në Sarandë, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 20/9/2022, ora 08:55
sarande 1280x720

29-vjeçarja angleze mbytet në Sarandë, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 20/9/2022, ora 08:55

Policia e Sarandës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi akuzohet si përgjegjës për vdekjen e një shtetaseje angleze, e cila u mbyt një ditë më parë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe”, tha polica në një njoftim.

“Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje”.