DEA në Shqipëri, Meta: Këtu duhet të ishte qendra më e madhe në botë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 13:03
dea ne tirane 1164x720

DEA në Shqipëri, Meta: Këtu duhet të ishte qendra më e madhe në botë

Publikuar më: 20/9/2022, ora 13:03

Pak ditë më parë, DEA solli përfaqësuesin e saj në vendin tonë. Ilir Meta u pyet për këtë në një konferencë për mediat, këtë të martë.

Ai u shpreh se një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri.

“Sipas të dhënave ndërkombëtare, i bie që DEA, një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon. Kjo nuk është një ekzagjerim. Përmasat janë të jashtëzakonshme, që nuk kanë asnjë lidhje me përmasat gjeografike dhe demokrafike të vendit tonë. Si një vend që ka një pozitë të caktuar gjeostrategjike, është një vend shumë i preferuar nga trafikantët. Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë një prioritet prej dhjetë vjetësh, por ka mbetur në vend”, u shpreh Meta.

Katër ditë më parë, Ambasada e SHBA njoftoi se ka mbërritur në Shqipëri agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

“Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.