Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dita e tretë e përleshjeve mes myslimanëve dhe hinduve në Leicester

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 11:03 | Bota

Vijojnë prej 3 netësh përleshjet e dhunshme mes myslimanëve dhe hinduve në qytetin britanik të Leicesterit, ndonëse Britania ishte në masa shumë të forta sigurie për shkak të ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabeth.

Dhuna e mbrëmjes së të hënës kishte përmasa më të mëdha, ku për pasojë mbetën të plagosur 16 oficerë policie. Shefi i policisë së Leicester e cilësoi situatën si mjaft të rënduar dhe sfiduese.

Përleshjet kanë shkaktuar incidente në rrugët e qytetit dhe shpërthyen pas ndeshjes së kriketit mes Indisë dhe Pakistanit.

Video të postuar në rrjetet sociale tregojnë turma të rinjsh të armatosur me shkopinj druri që përplasen me njëri-tjetrin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë