“Do të ishte një gabim i madh”, SHBA paralajmëron Kinën

Publikuar më: 20/9/2022, ora 17:49
biden xi 1159x720

“Do të ishte një gabim i madh”, SHBA paralajmëron Kinën

Publikuar më: 20/9/2022, ora 17:49

Joe Biden ka thënë për rrjetin CBS se ushtria amerikane do të mbronte Tajvanin në rast të një “sulmi të paprecedentë” nga ana e Kinës. Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se Uashingtoni mbështet politikën e “një Kine”, megjithëse mban marrëdhënie tregtare dhe ushtarake me Tajvanin.

Biden i tha homologut të tij Xi se shkelja e sanksioneve do të ishte një “gabim i madh”, por se deri më tani nuk ka asnjë tregues se Kina ka mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet ruse të luftës me shitjen e armëve.

“Unë i telefonova Presidentit Xi jo për ta kërcënuar, vetëm për t’i thënë se nëse besoni se amerikanët dhe të tjerët do të vazhdojnë të investojnë në Kinë, edhe nëse Kina shkel sanksionet që i janë vendosur Rusisë, mendojnë gabim”, tha Biden.

Ministria e Jashtme e Kinës tha sot se Kina rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme në përgjigje të aktiviteteve që përçajnë kombin. Mao Ning, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të trajtojnë çështjet që lidhen me Tajvanin “me kujdes dhe siç duhet” dhe të mos dërgojnë “sinjale të gabuara” për forcat e pavarësisë separatiste tajvaneze, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe paqen përtej ngushticës së Tajvanit.

“Ka vetëm një Kinë në botë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri legjitime në Kinë”, tha Mao.