Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ekspertët me një zë: Strehimi i MEK obligim si pjesë të NATO, por të ndalen sulmet kibernetike

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 23:47 | Aktualitet
Ekspertët me një zë: Strehimi i MEK obligim si pjesë të

“Shqipëria duhet t’i ndalojë sulmet kibernetike të muxhahedinëve ndaj Iranit, në mënyrë që të mos marrë si kundërpërgjigje hakimin e sistemeve”. Ky ishte mendimi i njëjtë që ndanë 3 të ftuarit në emisionin e mbrëmjes në “Debat”, të cilët shtuan se të strehuarve të MEK, iu duhen vënë limite.

Pedagogu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, i cili në emisionin “Debat” tregoi se raporte të hollësishme kanë zbuluar që muxhahedinët e MEK, që strehohen tashmë në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar, kanë qenë autorë të disa sulmeve kibernetike ndaj Teheranit. Kjo tregon edhe për qasjen që ekzekutivi shqiptar duhet të ketë ndaj tyre.

https://a2news.com/2022/09/20/sulmet-kibernetike-nga-irani-shtuni-do-te-kerkoje-kohe-dhe-kosto-te-larte-per-tu-ndrequr/

 "Konventa ndërkombëtare mbron të drejtën e individëve për t’u strehuar kur ka persekutim politik. Shqipëria ka një obligim ndaj këtyre individëve, të persekutuar nga regjimi iranian. Por me një  përjashtim, këto individë nuk mund të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë e shtetit shqiptar,” - thotë ai, ndërkohë që eksperti i sigurisë, Adrian Shtun, shton se nuk duhet të ndodhin sulme kibernetike nga territori shqiptar, që kthehen në bumerang.  

https://a2news.com/2022/09/20/sulmi-iranian-mema-ka-filluar-ne-2021-kunderpergjigje-e-sulmit-te-mek-dhe-izraeliteve-ndaj-tyre/

Sipas analistit Ilir Kalemaj, si rrallëherë mbi çështjen e pranisë së MEK politika shqiptare flet me një zë, dhe nuk ka pyetur popullin. “Ka një vullnet bipartizan në Shqipëri mbi këtë çështje, e vetmja gjë që mund të bëjmë është pezullimi i sulmeve kibernetike që dalin nga anëtarë të MEK, për të shmangur kundërpërgjigje”, shton ai.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli