Ekspozohet vepra monumentale, thesare 200 vjeçare, nga Egjipti në bibliotekën tonë kombëtare

Publikuar më: 20/9/2022, ora 17:27

Ekspozohet vepra monumentale, thesare 200 vjeçare, nga Egjipti në bibliotekën tonë kombëtare

Publikuar më: 20/9/2022, ora 17:27

Ato janë botime tepër të rralla që nuk dihet kur dhe si janë bërë pjesë e bibliotekës sonë kombëtare, por që mbetet si një ndër pasuritë e fondit të botimeve që kemi.

Është një vepër e vetme me 11 vëllime që të fut në botën e Egjiptit të lashtë kur nisin edhe kërkimet shkencore për botën egjiptiane.

 “Shumë rrallë ndodhë që një ekspozitë të ndodhë vetëm me një vepër por ku libër është monumental, pjesë e librave të veçantë të Bibliotekës Kombëtare, që përkon edhe me 200-vjetorin e ekspeditës të Napoleon Bonapartit dhe të deshifrimit të parë të hieroglifëve”, deklaroi gjatë prezantimit Miro Misha, drejtori i Bibliotekës Kombëtare.

Rreth 200 vite më parë Napoleon Bonaparti u nis për në Egjipt. Mendohet që pikërisht nga kjo ekspeditë u shkrua një pjesë e kësaj vepre, 11 vëllimet e së cilës ndodhen në bibliotekën tonë.

Ndonëse gjatë kësaj jave të kulturës egjiptiane ekspozohen vetëm 11 vëllime në hollin e Teatrit të Operas, në fondin e bibliotekës tonë kombëtare ka edhe më shumë kërkime të tilla shkencore.