Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

EMA: Infeksionet po pakësohen, por përgatituni për një valë të re

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 19:50 | Bota
EMA: Infeksionet po pakësohen, por përgatituni për një

Të dhënat e mbledhura nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ECDC, tregojnë se javët e fundit ka pasur një rënie të numrit total të rasteve dhe vdekjeve në Evropë nga Covid-19.

Por kreu i strategjisë së vaksinimit të Agjencisë Evropiane të Barnave Marco Cavaleri, ka këshilluar që të përgatitemi për një valë të re të virusit.

“Në çdo rast, si një qasje optimale, duhet të përgatitemi për një valë të re infeksionesh në përputhje me tendencat e shfaqura nga virusi në dy vitet e mëparshme”.

Sipas tij “Omicron BA.5 është ende dominant, por duhet të kemi gjithmonë kujdes nga variantet e tjera, si BA4.6, i cili po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe është zbuluar në Evropë. EMA gjithashtu monitoron BA2.75 si një variant i shqetësim", thekoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë